Kapja e 19 shtetasve sirianë, të cilët po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbërt drejt Malit të Zi tregon se në Shqipëri ekzistojnë grupe kriminale që organizojnë trafikun klandestin të shtetasve nga Lindja e Mesme  që vijnë nga Greqia me destinacion final vendet të Bashkimit Europian.

Gjatë dy viteve të fundit janë kapur disa klandestinë, por ajo që bie në sy është që janë arrestuar shoferë dhe barinj si udhërrëfyes dhe në asnjë rast nuk është goditur baza e trafikut.

Nga burime konfidenciale mesohet se grupet e trafikantëve janë në pesë qytete në Shqipëri dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Korça e Gjirokastra konsiderohen nga trafikantët si vende pritëse, më pas qytetet si Shkodra me Muriqanin e Malësia Madhe me Hanin e Hotit janë pikat përcjëllse të klandestinve për në Mal të Zi, ndërsa kryeqyteti mbetet ura lidhëse mes qyteteve të Veriut e Jugut të vendit.

Shuma që paguan çdo klandestin është nga 1500 deri në 2000 euro për të kaluar nga Korça deri në Tuz të Malit të Zi. Si për të hyrë në Shqipëri, ashtu e për të dalë në Mal të Zi, trafikantët përdorin brezin jeshil në zonat kufitare.

Përmasat e kësaj linje trafiku mendohet të jetë më e madhe se sa shifrat që raportohen vetëm kur kapen klandestinët, ndërsa nuk dihet sa mund ta kenë kaluar kufirin shqiptar.

Artikulli paraprakSHQIPTARI DHE SHOKU HOMOSEKSUAL LIDHIN DHE PËRDHUNOJNË GREKEN NË SYTË E NËNËS SË MOSHUAR
Artikulli tjetërI DEHUR NË TIMON, ARRESTOHET SHOFERI I AUTOBUSIT URBAN