Liqeni i Shkodrës është përzgjedhur si pjesë e një projekti për ekosistemin dhe Zonat e Mbrojtura ku bëjnë pjesë 7 rajone nga shtete të ndryshme mes të cilave edhe Shqipëria.

Partneri shqiptar në këtë projekt të programit INTERREC është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky projekt që është prezantuar në Shkodër përpara përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme dhe organizatave të shoqërisë civile.

Përfaqësuesja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Diana Bejko u shpreh se synohet lidhja e ekosistemit në liqenin e Shkodrës me marrëdhëniet sociale.
Zonat e Mbrojtura në këto 7 rajone që përfshin ky projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian ka për qëllim që zonat e mbrojtura të jenë në një rrjet të përbashkët zhvillimi si dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Të pranishmit nga institucionet apo shoqëria civile shprehën mendimet e tyre lidhur me ekosistemin dhe liqenin e Shkodrës duke treguar jo vetëm për përmirësimin në aspekte të ndryshme por edhe problemet jo të vogla që ka.

Artikulli paraprakDUKAGJINI, BANORËT: RRUGA NË MALIN E SHOSHIT E BLLOKUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, SHËRBIME TË REJA NË LAGJEN NR 4