Kujdesi ndaj liqenit të Shkodrës lë shumë për të dëshiruar. Sot është dita botërore e biodiversitetit dhe kjo ditë e gjen bregun e liqenit i mbushur me barishte bën që të humbasë bukurinë që ka por ka humbur edhe funksioni i lundrimit në disa pjesë. Hajrollah Muriqi një qytetar shkodran i cili e viziton çdo ditë bregun e liqenit shprehet se për vite me radhë liqeni është lënë në harresë duke mos u pastruar siç duhet.

Hajrollah Muriqi prej më shumë se 10 vitesh kujdeset vetë për liqenin e Shkodrës me aq mundësi sa ka ai si një person i vetëm. I moshuari thotë se e bën me shumë dëshirë përkujdesjen ndaj liqenit për shkak të resurseve të pasura që ka që në fakt prej vitesh janë dëmtuar.

Qendra e Shirokës u rikonstruktua duke i dhënë një pamje tjetër dhe duke shtuar vizitorët atje por kjo është e pamjaftueshme. Liqeni i Shkodrës ndodhet në një situatë të vështirë duke qenë se prej vitesh nuk është pastruar dhe jo vetëm kaq por edhe është dëmtuar nga dora e njeriut.