Thatësia e tejzgjatur e cila po shoqërohet me një mot të qëndrueshëm po e karakterizon Shkodrën, e më konkretisht liqenin më të madhin në Ballkan. Thatësira ka nxjerrë në sipërfaqe bimësi të shumëllojshme, teksa uji ka pësuar një tërheqje të konsiderueshme që kishte vite pa u parë. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm duke pësuar rënie deri në kufijtë e anormales për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve.

Është mesi i stinës së vjeshtës dhe thatësirë e lartë. Madje në Shirokë ka dalë në sipërfaqe dhe barka e fundosur e njohur si anija e austriakëve. Sa herë ajo del në pah, tregon nivelin e ulët të ujit në Shkodër. Me këtë nivel të ujit, në liqen dalin dhe problemet. Pirgjet e mbeturinave dukshëm tregojnë dhe mungesën e kujdesit.

Normalisht për stinën në të cilën jemi kjo nuk është normale sepse muaji Tetor në përgjithësi është muaji më i lagësht i vitit. Gjatë vëzhgimit që bëmë nuk mund të anashkalojmë edhe faktin se ky liqen po kthehet dita-ditës në mocal si shkak i mos vënies dorë në të nga instancat përgjegjëse të cilat kanë abuzuar me fondet që janë dhënë nga

për rivitalizimin e kësaj pasurie.Kohën kur është thatësirë, barishtet nxjerrin pjesën më të keqe. Bregu ngjason me një kënetë të lënë pas dore dhe liqeni humbet komplet bukurinë e tij. Liqeni I Shkodrës është më i madhi në Gadishullin e Ballkani dhe konsiderohet si një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit.

Artikulli paraprakMIRUSH KABASHI: TA NDRYSHOJMË KËTË POLITIKË 30 VJEÇARE
Artikulli tjetërKOSMAÇ, FERMERËT NË VËSHTIRËSI