Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që të ulet niveli i ujit dhen breg të dalin plehrat si në një moçal. Kohën kur është thatësirë, barishtet nxjerrin pjesën më të keqe. Bregu ngjason me një kënetë të lënë pas dore dhe liqeni humbet komplet bukurinë e tij.

Nga ana tjetër liqenit të Shkodrës i mungon oksigjeni dhe kjo ndodh për shkak se bimët ujore të liqenit janë mbushur nga inerte të ndryshme, që nuk pastrohen prej kohësh. Ndaj kësisoj kërkohet një angazhim më të madh nga qeveria apo pushteti lokal për pastrimin e liqenit dhe marrjen e masave në mënyrë që situata të mos rëndohet më tepër
Vazhdon me pamjet e të moshuarve që kanë pastru plazhin

Nga ana tjetër në pastrimin e një pjese të liqenit kanë menduar pushuesit ditorë që e shfrytëzojnë afërsinë me Shkodrën për t’iu shmangur vapës së verës. Një grup të moshuarish ka të paktën disa vite që kujdesen dhe mirëmbajnë vetë bregun e liqenit duke bërë pastrimin e kësaj zone në të cilën kalojnë pjesën më të madhe të ditës në stinën e verës.

Nëse do të ishin të gjithë njerëzit si ky grup të moshuarish që është për të marrë shembull ateherë Shiroka dhe liqeni I Shkodrës nuk do të ishte në këtë gjendje. Ideja për të krijuar një miniplazh ka qënë vetë e tyre pa ndihmën e askujt. Liqeni i Shkodrës është i njohur për shumëllojshmëri të faunës dhe i pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh.Por kjo thatësirë dhe ndotje masive rrezikon ti zhdukë.

Vlerësuar si një nga hapësirat më të mëdha ujore në Ballkan për ekosistemin dhe resurset që mbart, të njohura në nivele ndërkombëtare, mjaft agjenci prestigjoze kanë investuar për përmirësimin mjedisor të liqenit të Shkodrës dhe eleminimin e faktorëve degradues të tij, por nuk dihet se ku kanë përfunduar këto fonde sepse realiteti tregon të kundërtën