Keqmenaxhimi që po i bëhet liqenit të Shkodrës ka penguar një numër të madh të peshkatarëve të zhvillojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm.

Ali Harusha, kreu i Shoqatës së Menaxhim – Peshkimit në qytetin e Shkodrës thotë se janë zhdukur 90% e krapit dhe karasit nga liqeni i Shkodrës dhe janë bërë abuzime me fondet e peshkatarëve.

Ndër të tjera, Harusha shton se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin dhe kontrollin ndaj personave të papërgjegjshëm që ndotin liqenin.

Fenomeni i ndotjes së liqenit është prezent prej kohësh. Organizata dhe shoqata në mbrojtje të liqenit të Shkodrës i kanë bërë apel institucioneve përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij baseni ujor por askush nuk ka ndërhyrë për të përmirësuar situatën.