1 dite me pare policia bashkiake e Shkodrës bashkë me policinë e shtetit kanë ndërmarrë një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në disa prej zonave më kryesore të qytetit të Shkodrës.

Këtë nismë e kanë mbështetur dhe qytetarët Shkodranë të cilët e cilësojnë këtë aksion të domosdoshëm.

Hapësirat publike në qytetin e Shkodrës kanë qenë të zaptuara nga shitësit ambulantë apo dhe bar kafenetë duke u kthyer kështu në një shqetësim për kalimtarët.

Një aksion I tillë ka qenë I domosdoshëm dhe mesa duket dhe qytetarët Shkodran e kanë mirëpritur këtë nismë të bashkisë Shkodër.