Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ janë lënë sot të lirë nga gjykatës. Ditën e sotme Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër rivlerësoi masën e sigurisë, ndërsa vendosi lirimin e tyre.

Togat e zeza liruan me garanci pasurore disa prej bluzave të bardha, ndërsa për disa u caktua ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se më 19 shtator u arrestuan për abuzime me tenderat e ilaçeve, ish-drejtori Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi ndërsa janë në kërkim ish-drejtorja dhe mjekja Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli.

Ndërkohë, 4 pjesëtarë të administratës së spitalit, Albana Mehmetaj, Karmen Kaçulini, Juliana Zhuri si Amanda Matlija, janë lënë në ‘arrest shtëpie’.