Lirohet Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës. Lajmi konfirmohet për mediat nga avokati i “Babales”, Tom Gashi.

Sipas tij, Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj Albert Veliut, pasi në Shqipëri akuzohet për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Mesohet se vijojnë procedurat për ekstradimin e “Babales”. Avokati mbrojtës, Tom Gashi tha se klienti i tij Albert Veliu, ndodhej me të, pas vendimit të Gjykatës.

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj “Babales” ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Artikulli paraprakBASHA: NUK TREMBEM NGA MAKINACIONET E SHTETIT PRIVAT
Artikulli tjetërRIVARROSEN 578 USHTARË GREK NË MANASTIRIN E KËLCYRËS