Lirohet italiani që plagosi shqiptarët: S’i jepnin qera, i vidhnin energji dhe e fyenin

Në Sanremo, është liruar nga arresti shtëpiak, Marino Tripodi, 74 vjeçari, që në anë të rrugës San Lorenzo, kishte shtënë gjashtë herë kundër Mario e Altin Boçit, duke e plagosur të parin në krah. Burri u arrestua për tentativë vrasjeje dhe posedim arme në mënyrë të paligjshme. Pas rindërtimit të ngjarjes, mosmarrëveshja ndodhi në oborrin e ndërtesës nr.22që banohej nga plaku dhe nga dy shqiptarët. Mosmarrëveshja lindi nga vonesat e shqiptarëve. Tripodi kërkonte tetë pagesa mujore dhe së dyti plaku vuante vjedhjen e vazhdueshme të energjisë dhe fyerjet e kërcënimet. “Nuk mundem më, më falni, e humba mendjen” qenë fjalët që u tha ai karabinierëve pasi shtiu. Pasi qëlloi ai e hodhi pistoletën në një lehe. Më pas, Tripodi gja orientime për ta gjetur atë armë.