Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Tiranës vendosi detyrim paraqitje për ish-deputetin Klevis Balliu, të arrestuar pas protestës së dhunshme dhe të paligjshme dy ditë më parë tek Unaza e Re.

Prokuroria kërkoi “arrest shtëpie”, por Gjykata vendosi masë më të lehtë, detyrim paraqitje.

Edhe për tre të arrestuarit e tjerë u vendos e njëjta masë. Bbanorët e zonës së ‘Astirit’, Lulzim Haqinaj, Elton Skënderi dhe Sit Hajdarasi së bashku me Balliun tentuan të pengojnë kalimin e kryeministrit Rama që do shkonte tek një fabrikë mielli, dhe u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.

Pjesa e parë e seancës u bë me praninë e mediave. Ish-deputeti Klevis Balliu u shfaq në Gjykatën e Tiranës i ulur në bankën e të akuzuarit Në mbështetje të tij në seancë shkuan ish-deputetë të djathtë, si Edmond Spaho, Genc Pollo, Albana Vokshi, Ervin Salianji, dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Nga kafazi i të akuzuarit Klevis Balliu u përgjigj duke dhënë gjeneralitetet e tij të sakta. Balliu dha para gjyqtares Rexhina Merlika se është 30 vjeç, tregoi adresën e banimit, u shpreh se ka arsim të lartë, është beqar dhe i padënuar më parë. Ndërsa mbrohet nga dy avokatë, njëri prej tyre Genc Gjokutaj.

Gjashtë janë akuzat që rëndojnë mbi Balliun: Goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i policisë,organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve, shkatërim prone, prishje e qetësisë publike.

Artikulli paraprakAMBASADA RUSE KUJTON 74 – VJETORIN E FITORES NË LUFTËN E MADHE
Artikulli tjetërSPAHO: GJYQ POLITIK PËR KLEVIS BALLIUN NË DITËN E EVROPËS! RAMA T’I HARROJË ZGJEDHJET MË 30 QERSHOR