Prej 5 vitesh një kanal i ujërave të zeza është kthyer në një problem për banorët në zonën e Livadeve. Më përpara kanali ka shërbyer për ujërat e bardha por që pas fillimeve për ndërtimin e By Pass-it në të derdhen ujërat e zeza.

Ai është kthyer ne burim sëmundjesh për mbi 150 familje, ndërsa fëmijët e zonës rrezikohen nga dita në ditë.

Ndaj ata kërkojnë që të merren masa dhe situata të ndryshojë sepse rrezikohet shëndeti i tyre. Ndërsa rruga me gropa është një problem tjetër që shtetëson banorët

Cdo ditë në këtë rrugë kalojnë me dhjetra fëmijë që shkojnë në shkollë, por dimrit ata e kanë tepër të vështirë sepse kur bi shi gropat mbushen me ujë.

Ndërsa era e keqe që shkaktojnë ujërat e zeza ka sjellë jo pak shqetësime për banorët që jetojnë në kete zonë e cila nga viti ne vit po mbipopullohet.

Edhe më përpara banorët e zonës së Livadeve kanë kërkuar nga institucionet vendore që të marrin masa për zgjidhjen e problemeve por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.