Në zonën periferike të Livadeve një kanal i ujërave të zeza vazhdon të mbetet një problem shqetësues për 190 familje që jetojnë në këtë zonë.

Banorët shprehen se kanali ishte projektuar për ujërat e bardha që nga koha e ndërtimit të Bypass-it por tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit

Banorët kërkojnë që të merrën masa nga institucionet përgjegjëse pasi afërsia e kanaleve me shtëpitë e tyre bën që aroma e keqe të ndjehet deri brenda në banesa.

Edhe më parë, banorë të Livadeve kanë bërë kërkesa për mirëmbajtjen e kanaleve pranë shtëpive por deri tani, situata nuk ka njohur përmirësim.

Era e keqe e ujërave të zeza në këtë kanal ka bërë që shpesh herë të përhapet edhe ndonjë infeksion tek banorët e zonës.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBYLLJA E LLOTOVE GJEN ZBATIM
Artikulli tjetërLEZHË, MES VARFËRISË DHE TRAGJEDISË!