Uji ka nisur që të tërhiqet nëpër disa zona të përmbytura për shkak edhe të reduktimit të shkarkimeve nga hidrocentrali I Vau -Dejësit.

Ndryshe nga një ditë më parë uji ka rënë me 5 cm. Megjithatë ende shumë banesa ndodhen nën ujë , një pjesë e tyre tashmë janë kthyer në të pabanueshme.

Në lagjen Livade akoma vërehen varka të parkuara me të cilat banorët lëvizin në pjesët ku niveli i ujit është më i lartë.

Në Livade është një qetësi totale, kjo sepse shumë familje nuk ndodhen nëpër banesa. Ata tashmë prej 5 ditësh ndodhen të akomoduar nëpër konvikte

Ndonëse uji është tërhequr dhe ky është një lajm i mirë për Shkodrën, por akoma tek banorët shfaqet një pasiguri.Uji tashmë i ka gjunjëzuar dhe heshtja e tyre flet më shumë sesa pamjet

Banorët i kanë humbur shpresat tek shteti i cili i ka kompensuar vetëm për pjesën e bujqësisë përgjatë viteve 2010-2011, ndërsa për banesat nuk kanë marrë asnjë qindarkë

Është e domosdoshme që pas largimit të ujit nevojitet furnizimi me klor për dizefektim, pasi ndotja e lartë mund të përbëjë rrezik për përhapje sëmundjesh.

Për banorët e prekur nga përmbytja dhe zgjidhje përfundimtare për këtë problematikë është kompensimi në vlerën reale