Prej kohësh gjatë stinës së dimrit banorët e zonës së Livadeve vuajnë mungesën e ujit të pijshëm ku si pasojë e e prurjeve të liqenit uji rezulton I turbullt dhe nuk konsumohet.

Gjergj Qerenishti, banor I asaj zone thotë se është I detyruar të blejë ujë çdo ditë.

Në lidhje me këtë situatë banori apelon institucioneve përgjegjëse të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj problematike.

Ndërkohë livadet ndikohen nga prurjet e lumit Buna të cilët ditët e fundit kanë pasur një rritje prej 20 cm. Nëse situata brenda këtyre ditëve do përkeqësohet përveç problematikës së ujit të pijshëm priten dëme akoma më të mëdha .

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE