Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra ka dënuar rastin e abuzimit seksual nga efektivi i policisë I.D ngjarje e ndodhur në vitin 2015 kur ai ishte inspektor në Shkodër ndërsa sëfundmi mbante detyrën e Shefit të Postës së Policisë në Fushë Arrës.

Ministri Lleshaj duke folur nga Hani i Hotit deklaroi se për policinë e shtetit nevojitet një qasje e re dhe kërkoi që të ketë edhe ashpërsim të kodit penal për rastet e abuzimit apo ngacmimeve seksuale

Dënimi me vdekje edhe për abuzimet seksuale për Shqipërinë është i pakthyeshëm tha ministri Lleshaj duke kërkuar një sensibilizim të krejt shoqërisë

Qeveria tha ministri Lleshaj po bën gati një strukturë të re ku do të marrin pjesë shumë aktorë dhe që do jetë pikërisht për parandalimin e abuzimeve seksuale

Edhe më përpara në Shkodër ka patur rasteve të denoncimeve për abuzime dhe ngacmime seksuale me të mitur ashtu si edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.