Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka befasuar nga Shkodra me një deklaratë lidhur me karrierën e tij politike në PS.

Lleshaj thotë se në zgjedhjet e 25 prilli të 2021 do të jetë ministër. Ai madje deklaroi se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

”Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj”- tha Lleshaj.

LLESHAJ: Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj.

PYETJA: Me apo pa ju?

LLESHAJ: Me, me (Duke buzëqeshur)

Pikërisht kjo deklaratë rrëzon atë të parën, nga Vlora kur Lleshaj tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri, dhe as ministër. Ky artikulim erdhi fill pas zërave që në kabinetin e qeverisë Rama do të bënte lëvizje.