Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës plenare ku në rend të ditës janë edhe dy interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj eshte thirrur në interpelanca nga deputeti Lefter Maliqi.

Lleshaj pasi bëri ironi me Maliqin duke deklaruar se ndihet keqardhje që policia kishte humbur një ekspert: “Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë të krimit përkundrazi ajo ka sot situatën më të mirë të rendit dhe sigurisë së saj. Pikë!“

Lleshaj tha se refuzon përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë të pasigurisë

Sander Lleshaj: Nuk dua të mohoj as ngjarjet e rënda kriminale por dua të ftoj seriozisht ata që e kanë seriozisht sigurinë e vendit të mundohen për të kuptuar tendencën e kriminalitetit në Shqipëri.

Eshtë fakt që nuk mund të diskutohet që të gjithë treguesit negativë janë në rënie të panjohur më parë. Ruajtja e këtyre tendecave është sfida dhe objektivi ynë kryesor. Është fakt se niveli i goditjs dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Shumë lëmshe të ngatërruara ndër vite të krimit po zbulohen përditë. Refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë të pasigurisë në një kohë që niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi psaur në këto dekada ndonëse larg pritshmërive tona.

Interpelancë do të jetë edhe kryeministri Rama, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.