Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj gjatë vizitës së tij në Shkodër i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike duke thënë se nuk janë arrestuar simpatizant të PD-së por qytetar që kanë shkelur ligjin me veprimet e tyre përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit

Ministri Lleshaj ripërsëriti faktin se tashmë çdo bimë lëndë narkotike e gjetur përveç autorëve bën me përgjegjësi edhe institucionet e ndryshme ndërsa tha se nuk ka dijeni se që nga maji e deri më tani janë afërsisht 1 ton drogë e kapur nga policia malazeze dhe shqiptare që trafikohet nga liqeni i Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar.

Ministri Lleshaj dha një përgjigje edhe për operacionin “Forca e Ligjit” duke thënë se ka rezultuar i suksesshëm dhe jo një dështim siç akuzon PD.

Artikulli paraprakVALDRIN PJETRI CERTIFIKOHET KRYEBASHKIAK I SHKODRËS
Artikulli tjetërPJERIN NDREU: AS EDHE NJË VOTË MË SHUMË PËR MUA