Kuvendi mblidhet në seancën e tretë parlamentare pa opozitën. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij argumentoi edhe njëherë arsyet pse duhet rrëzuar dekreti i Presidentit

për kthimin për rishqyrtim të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit. Sipas tij rrëzimi i këtij dekreti duhet bërë për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrësit.

Ligji i të ardhurave ka ulur tatim fitimin nga 15 % në 5% për shoqëritë e shërbimit bujqësor.

Kjo është një politikë fiskale e rëndësishme në ndihmë të sektorit të bujqësisë. Ne kemi ulur taksën për një gamë të gjërë biznesesh nga 8 në 11 milion xhiro nga 15 në 5% dhe kemi rritur një taksë atë të Lotarisë Kombëtare.

Një qytetar që më dëgjon mua thotë se si ka mundësi që Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj? Është kundër bujqësisisë? Është kundër biznesit? Jo. Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim.

Ajo që ne bëjmë këtu është e thjeshtë, ne rrisim tatim fitimin e Lotarisë Kombëtare nga 10 në 15%. Pra unifikuam taksimin, si mund ta linim ne të taksohej me pak… i gjithë debatit jetër është qesharak”

Artikulli paraprakGJONAJ TAKON HOMOLOGUN ITALIAN: FORCIM I BASHKËPUNIMIT GJYQËSOR
Artikulli tjetërREGJISTRIMI I BANESAVE PARA 1991, ARTAN LAME: APLIKIMI FILLON TË HËNËN, JA PROCEDURAT DHE KRITERET