Shkodra mirëpriti këtë radhë edicionin e 11-të të “Lojërave Popullore, Fest ″, organizuar me iniciativë të shoqatës “The Door”, e mbështetur nga Bashkia e Shkodrës dhe struktura të tjera vendore.

Krahas grupeve të bashkive Shkoder në këtë edicion ishin të pranishëm edhe grupe të ardhura nga Kosova, trevat shqiptare të Malit të Zi e Maqedonisë, nga diaspora, si dhe një grup nga Norvegjia, me të cilët “The Door” ka një bashkëpunim të hershëm.

Në programin e aktivitetit ishin konkurrimet e lojrave popullore, sidomos atyre të vjetra, të cilat brezi i sotëm duket se i ka lënë pas dore, ekspozimi i kostumeve popullore të zonave përkatëse, shoqëruar me interpretimin e këngëve e valleve popullore.