Prej 9 ditësh kanë nisur “Lojrat Verore” në qendrën Don Bosko të Shkodrës, një organizim i përvitshëm me karakter edukativ ku marrin pjesë qindra fëmijë.

Një numër i konsiderueshëm animatorësh kujdesen gjithashtu për mbarëvajtjen e lojrave, menaxhimin e kohës dhe aspektin edukativ. Aktivitetet me fëmijët kanë në qendër frymën e skuadrës dhe bashkëpunimin për të arritur rezultate në lojërat e planifiuara. Qendrat Saleziane, oratoret, shkollat dhe ambientet e tjera të edukimit janë të shtrira në një rrjet të gjerë në shumë vende të botës.

Përveç aspektit kryesor që është ai edukativ dhe që funksionon gjatë gjithë vitit, periudha rreth 1 mujore e lojrave verore arrin kulmin e organizimeve. Këtë vit pritet të zgjasin deri më 8 korrik, ku në fund grupi fitues vlerësohet me një kupë simbolike. Aktivitete të tilla zhvillohen prej 25 vitesh pas mbylljes së shkollave në stinën e nxehtë, ku marrin pjesë nxënës të moshave 6-14 vjeç. Lojërat verore vijnë si një ndërthurje e aktiviteteve kulturore, edukative dhe sportive për zhvillimin dhe përfshirjen sociale të fëmijëve e të rinjve.

Artikulli paraprakSPORTI PA ASNJË PREMTIM
Artikulli tjetërMASA TË LARTA SIGURIE,KQZ SHPËRNDAN KUTITË VOTIMIT NË TË GJITHA KZAZ