Portieri Faton Maloku i është bashkuar ekipit të Kukësit, pas problemeve që pati me vizën gjeorgjiane për të qenë i gatshëm për sfidën e së enjtes me Torpedon e vlefshme për Europa Ligën.

 

Skuadra ka mbërritur në Tbilisi mëngjesin e së mërkurës. Megjithatë trajneri Armando Cungu nuk ka ende në dispozicion tre futbollistët e tjerë, Valon Et’hemin e Edis Maliqin nga Maqedonia dhe Rexhinaldo nga Mozambiku.

 

Klubi i Kukësit me anë të një deklarate të martën tha se i ka përkuar UEFA-s zgjidhjen e situatës. Nëse kjo nuk ndodh mund të kërkohet shtyrja e ndeshjes, duke i kaluar përgjegjësinë skuadrës gjeorgjiane.