KOMPANIA KONTRAKTUESE PAS SQARIMIT TË PROJEKTIT PO VAZHDON ME ZBATIMIN E TIJ. Kanë rifilluar me një ritëm të kënaqshëm punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”. Kompania e kontraktuar për realizimin e tyre ka nisur punën me një ritëm ashtu si në ditët e para e kjo shikohet qartazi dhe nga pamjet që ofrohen.

Tashmë pasi është bërë e ditur që nuk do të ketë asnjë prishje të shtëpive e kjo e konfirmuar zyrtarisht dhe për Star Plus, punimet për ndërtimin e tribunës qëndrore janë duke vijuar normalisht. Pikërisht puna më e madhe do të jetë në ndërtimin e kësaj tribune e cila do ti japë këtij stadiumi një pamje dhe kushte të tjera. Siç mësohet punimet aktualisht janë për krijimin e dy katëve të nëndheshëm të tribunës qëndrore dhe thellësia pritet të jetë në pesë metra. Tashmë mbetet vetëm për tu parë ritimi i punimeve, ndërsa për projektin ditën e hënë në rubrikën sportive, Star Sport do të ketë një sqarim më të detajuar të projektit të stadiumit “Loro Boriçi” dhe si pritet ai të transformohet.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË TIRANË PËR TI PRISHUR PUNË PARTIZANIT
Artikulli tjetërPËRMIRËSIMI I PROGRAMIT PËR BASHKINË SHKODËR