KOMPANIA KA PUNËSUAR 50 PUNËTORE NË 8 ORË, NË TETOR STADUMI GATI. Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” kanë vijuar me një ritëm shumë më të lartë në krahasim me ditët e tjera. Tashmë drejtuesit e projektit dhe të kompanisë kontraktuese janë duke vizituar më shpesh stadiumin e duke ndjekur nga afër punimet. Tashmë janë vendosur dhe rregullat e reja të funksionimit të punës ku madje dhe për të filmuar e parë nga afër punimet duhet një leje e posaçme dhe për mediat.

Kjo bënë që punimet për rikonstruksionin e stadiumit të hynë në një fazë plotësisht tjetër ku tashmë besohet se srtadiumit do të jetë gati për ndeshjen në tetor mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ajo që mësohet është se në stadium është duke u punuar me tre turne. Momentalisht është vetëm një kompani e cila është duke realizuar punimet dhe për 8 orë punë ka të punësuar 50 punëtore. Mëgjithatë mëoshet se brënda pak ditëve do të vijnë dhe disa kompani të tjera për të vijuar më pas me forcat maksimale ndërtimin e tribunës qëndrore. Në të njëjtën kohë është duke u punuar dhe për tribunat anësore ku janë hapur gropat në thellësinë e duhur dhe do të vazhdojë me ndërtimin e themleve dhe shtrimin e betonit. Star Plus do të vazhdojë të ndjekë nga afër punimet e stadiumit për të parë nga dita në ditë, transformimin e tij dhe ndërtimin në bazë të standartave të Uefas.

PUBLICITET