LSI vazhdon të shpërbëhet nga veriu në jug. Një valë e madhe largimesh ka nisur prej javësh ku anëtarët e këshillave bashkiakë të LSI-së, janë larguar përfundimisht nga kjo forcë politike duke u bashkuar me Partinë Socialiste.

Arsyeja kryesore është kursi politik i ndjekur nga PD-LSI, sipas asaj që thonë vetë të larguarit.

Pas Tiranës, Vlorë, Fierit, Shkodrës, Belshit, Skraparit, Gjirokastrës etj, ditën e sotme edhe 3 anëtarët e këshillit bashkiak të LSI në Lezhe Ferdinand Ndoj Hasan Muça dhe Agim Doda kanë marrë të njëjtin vendim, atë të largimit nga LSI drejt PS-së.

Me anë të një deklarate për mediat, këshilltarët e Lezhes theksojnë se kane marre ketë vendim nisur nga zhvillimet e fundit politike dhe se e rendesishme per cdo komunitet duhet te jene interest e vendit

sic jane Reforma ne Drejtesi dhe integrimi I vendit ne Bashkimin Europian dhe se duhen vendosur keto interesa te popullit mbi cdo interes politik.

Sebashku me 3 te larguarit nga radhet e LSI, jane larguar edhe Erind Ndreca nga G99 dhe Ndrek Gazulli keshilltar per Personat me Aftesi te Kufizuar.