Ambasadori amerikan, Donald Lu tha se populli shqiptar është ai që fitoi nga reformë në drejtësi.

Ndërsa mabasadorja e BE, Vlahutin tha se kjo festë është fillimi i punës për miratimin e ligjeve. Lu: Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve e të partive politike, medias, komunitetit ndërkombëtar apo individualisht deputetëve? I takon një grupi njerëzish që nuk janë këtu. I takon miqeve tuaj, anëtarëve të familjeve tuaj. I takon popullit shqiptar Shumë deputetë më kanë thënë se donin ta votonim këtë reformë sepse nëse nuk e bënin kishin frike se kur të ktheheshin në shtëpi të gjithë prisnin që të miratonin reformën. Mijëra njerëz e kanë kërkuar reformën në drejtëi, qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar para Parlamentit dhe kërkonin reformen ne drejtesi. Ndërsa mecedezët kalonin përpara tyre. Ata ishin studentë, pensionitë dhe të papunën optimist që besonin ende në këtë vend. Kërkonin drejtësi. Vlahutin: Dëshiroj tju falenderoj për punën që keni bërë për këtë reformë, për ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për personelin e Kuvendit. Falenderoj median që na ka mbëshetur, falenderoj komisionin e Vencias i cili është udhërëfyesi ynë. Për mua ky rast është jo vetëm festimi i diçkaje që ka filluar por edhe fillimi i punës për miratimin e ligjeve.

Artikulli paraprakPRITJE NË PALLATIN E BIRGADAVE PËR MIRATIMIN E REFORMËS
Artikulli tjetërYLLI HOXHA ARRIN MARRËVESHJEN ME VLLAZNINË