Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, dhe ai i SHBA, Donald Lu, kanë organizuar mbrëmjen e sotme një pritje ‘lamtumire’, në fund të mandatit të tyre në vendin tonë.

Pritja e kryediplomatëve të BE dhe SHBA ka nisur në orën 20:00, në rezidencën e BE, ku mes të ftuarve janë edhe përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe qeverisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë pritje të fundit të diplomatëve më të rëndësishëm në vend, duke mbajtur ‘peng’ të gjithë deputet në një seancë maratonë në Kuvend për projektin për Teatrin Kombëtar.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar, se nuk do të jetë i pranishëm në pritjen e ambasadorëve, duke shtuar se do të qëndrojë në Kuvend. Kujtojmë se PD, m enë krye Lulzim Bashën, dhe LSI, me në krye Monika Kryemadhin, kaë sulmuar gjatë gjithë kohës dy ambasadorët Lu e Vlahutin.

Do të jem në seancën parlamentare, pasi kjo është më e rëndësishme.

Dy ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.