Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baci, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një dokument, ku thuhet se 1500 mësues në Fier nuk kanë marrë ende pagat.

Në dokument përcillet mesazhi i drejtuesve të Drejtorisë së Arsimit, që dërgon mesazh mësuesve se pagat e tyre do të vonohen.

Luan Baci shprehet se mësuesit duhet të marrin pagat normalisht me datë 3 të cdo muaji, ndërsa sot është data 7 dhe paratë nuk janë marrë.

Postimi i Luan Bacit:

1500 MESUES NE FIER PA PAGA, DREJTUESIT E PA PERGJEGJSHEM TE ARSIMIT ME PUSHIME.

Rilindasit e arsimit ne Fier, vazhdojne te na surprizojne me sjelljen e tyre.

Ata i kane vene nen presion, mesuesit, qe mos te hapin gojen, para çdo lloj padrejtesie.

Presione, per largime nga puna me “kontrolle” te befasishme,” testime” te modelit te rilindjes, levizje ne shkolla periferike dhe shume ,te tjera si keto.

Por nuk mjaftojne keto qe bejne gjate vitit dhe po pergatiten akoma me fort per ti bere kete fillim viti ( qe eshte viti i fundit i tyre ) por i lene edhe pa pagat , aq te domosdoshme, per familjet e tyre.

Ka nje urdher te brendshem te MASR qe pagat e mesuesve duhet te jepen brenda dt 3 te çdo muaji, sot eshte dt 7, deri te henen, ne dt 10 do te fillojne veprimet dhe pagat mesuesit do ti marrin, kur ti marrin.

Drejtuesit e Arsimit ne Fier, nuk e kane problem kete, ata mjaftohen me nje sms konfidenciale me gjasme kerkim ndjese, por dhe urdheruese qe ju dergojne Drejtoreve politik te shkollave, per ti bere me dije qe mos te merziten, per vonesen se pagat patjeter do ti marrin.

Pagat e mesuesve te nderuar, nuk ju a jepni nga xhepi juaj, as nga xhepi i Shahinit, as nga i Rames.

Pagat jane e drejte e tyre, e punes se palodhur dhe pak te vleresuar nga ju.

Drejtuesit dhe Drejtoresha e ZVA Fier kane ikur me pushime dhe ka lënë 1500 mësues pa paga

Keto zonja dhe zoterinje nuk i ndërpresin dot pushimet .

Mësuesit duhet tu presin fëmijëve bukën e gojës.

Me poshte sms e derguar nga Drejtoria Arsimore, Drejtoreve militant te shkollave, por edhe ketyre ju ka ardhur ne maje te hundes, me rilindjen e Rames dhe shume prej tyre, kerkojne ndihmen e opozites, duke ju ruajtur anonimatin.