Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në 24 orët e fundit. Këtë herë, një plagosje me armë në Lezhë, ka përfunduar me një person në spital dhe një tjetër në arrti, i shpallur në kërkim nga Policia.

Sipas Policisë vendore, ngjarja është aksidentale, nga pakujdesia. Policia sqaron se punohet për kapjen e shtetasit O. K., vjeç 21, banues në Lezhë, sepse dyshohet se më datë 05. 09. 2018,

rreth orës 19:40, në Ishull-Shëngjin në Lezhë, ka plagosur me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin Gj. F., vjeç 18, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit O. K., vjeç 21, banues në Lezhë, sepse dyshohet se më datë 05. 09. 2018, rreth orës 19:40, në Ishull-Shëngjin në Lezhë,

ka plagosur me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin Gj. F., vjeç 18, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 91 dhe 278/1 të Kodit Penal.