Lufta ndaj kanabis satives ka qene kryefjale e policise se shkodres te pakten ne dy javet e fundit, por gjate gjithe sezonit veror. Megjithate marre ne statistika dhe analiza, blute e Shkodres, ne operacionin e koduar Dukagjini 2, arriti te sekuestronte rreth 75 mije rrenje kanabis, nderkohe qe trendi, i aksioneve ka qene gjithnje ne rritje, pas kontrolleve nga ajri qe avionet e policise kane bere ne zonen e Dukagjinit, por jo vetem ne te gjitha zonat e Qarkut te Shkodres.

Star Plus, ne nje perllogaritje te saj ka saktesuar ne data te sakta dhe parcela, por edhe ne rrenjet e asgjesuar operacionin e policise nga data 24 Gusht deri ne 2 Shtator, dite ne te cilen perfundoi edhe operacioni I bluve te Shkodres, ne operacionin e koduar “Dukagjini 2” Por ne Gusht, shifrat nuk ishin aq optimiste , marre te gjitha se bashku, nga 24 Gushti deri ne 31 Gusht, gjate operacioneve, blute e Shkodres, kane asgjesuar 18320 rrenje kanabis, shifra keto te cilet, mesa duket detyruan policine e shtetit qe ti rikthehej edhe njehere dukagjinit, duke zhvilluar operacionin “Dukagjini 2”. Ne vetem dy dite operacion, me angazhimin e 400 forcave te policise, blute asgjesuan rreth 75 mije rrenje kanabis. Por sic eshte trajtuar shpesh here ne mediat, keto operacionet percvec rrenjeve te asgjesuara, sherbyen edhe si nje shoë policiesk, per te asgjesuar parcelat me kanabis, ku pervec kostos ne burime njerezore, demi ekonomik I perllogaritur, kap shifren me me shume se 1 milion euro dem. Nje aksion I paralajmeruar, por ne kohen kur avionet e droges leviznin ne Shqiperi, zbehen kete aksion te policise se shtetit ne Shkoder, kur dihet qe parcelat me kanabis, vijojne te jene pjese e zonave malore te Territorit te Qarkut te Shkodres.

AKSIONI I POLICISË 24 GUSHT – 2 SHTATOR

24 Gusht 55 parcela 6127 rrënjë

26 Gusht 4 parcela2180 rrënjë

27 Gusht32 parcela7445 rrënjë

28 Gusht 4 parcela1038 rrënjë

31 Gusht12 parcela1530 rrënjë

1 Shtator173 parcela 32676 rrënjë

2 Shtator 148 parcela 42605 rrënjë

 

TOTALI 93601 rrënjë

Artikulli paraprakNGJARJA NË LAÇ, RAMA REAGON NË RRJETET SOCIALE
Artikulli tjetërKACERI: MINISTRIA GËNJEN, SPITALI I SHKODRËS PA ILAÇE