MINISTRAT E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES BASHKË KUNDËR KANCERIT. Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua  një aktivitet sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë veprimtari morën pjesë gra dhe vajza ushtarake dhe civile që punojnë në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe në struktura të tjera të garnizonit “Skënderbej”.Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se muaji tetor njihet tashmë edhe si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.Të pranishmit i përshëndeti edhe ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, foli për masat që qeveria ka ndërmarrë për t’iu gjendur pranë grave në këtë beteje. Ai ftoi gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të bëjnë ekzaminimin falas në aparatin e momogarfisë.Më pas, shumë gra dhe vajza pjesëmarrëse në takim kanë bërë ekzaminimin pranë njësisë së momogarfisë së lëvizëshme që kishte ardhur enkas për këtë qëllim.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/UdOkk_DhKmQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]