Turqia ka kërkuar një mbledhje urgjente të Natos për shkak të rritjes së shqetësimeve në sigurinë e vendit. Ministria e jashtme turke me anë të një deklarate për shtyp bën me dije se kjo kërkesë vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme në disa krahina turke në kufirin jugor me Sirinë si dhe aktit terrorist në Suruc një javë më parë, ku mbetën të vrarë 32 studentë.

  Shteti turk kërkon të informojë aleatët e tij në lidhje me masat e ndërmarra në luftën ndaj terroristëve si dhe të konsultohet për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen. Nato me anë të zëdhënëses së saj Oana Lungescu ka pranuar kërkesën e Turqisë dhe ka konfirmuar ditën e martë për takimin, i cili do të mbahet në Bruksel. Ky takim do të zhvillohet në bazë të nenit 4, i cili i i lejon të gjitha vendet pjesëmarrëse të organizatës të kërkojnë bisedime kur shohin se integriteti i tyre territorial është cënuar. Turqia ka angazhuar të gjitha focat e sigurisë në luftën ndaj terroristëve të ISIS ku në ditët e fundit ka zhvilluar sulme ajrore në kufirin sirian, duke lënë të vrarë dhjetra prej tyre. Ndërkohë sulme janë zhvilluar edhe ndaj Militantëve kurd në veri të Irakut, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga SHBA.

Artikulli paraprakBARRIERA NË KUFIRIN SERBI – HUNGARI BRËNDA GUSHTIT
Artikulli tjetërTIFOZAT SHKODRANE TE PAKENAQUR ME SKUADREN