Kur Etiopia dhe Eritrea u përfshinë në luftë në vitin 1998 ato vendosën të largojnë nga shtetet respektive të gjithë qytetarët e shtetit tjetër, duke përjashtuar nga ky vendim vetëm ata persona të cilët ishin të martuar në shtetin ku jetonin.

Ky ishte edhe rasti i Addisalem Hadgu, i cili ishte i martuar me një grua etiopiane, Nitslal Abraha. Kjo e fundit dy vite pas fillimit të luftës, e nxitur ndoshta nga ndjenja e patriotizmit e nacionalizmit, braktisi bashkëshortin e saj duke i marrë edhe dy vajzat, të mitura në atë kohë, duke lënë pas vetëm djalin e çiftit.

Pas më tepër se 2 dekadash, dy shtetet kanë arritur një armëpushim duke lejuar bashkimin e shumë familjeve të ndara prej shumë vitesh.

Addisalem Hadgu, sot 58 vjeç, i përlotur ka mbërritur në shtëpinë e familjes së bashkëshortes së tij për t’u ribashkuar me dy fëmijët e tij.

Ai, shkruan Reuters, për vite të tëra kishte provuar të kalonte si klandestin kufirin përmes Sudanit, por nuk ia kishte arritur edhe për shkak të kushteve të rënduara ekonomike.

Ai ka lënë pas pikëpyetjet e së kaluarës rreth vendimit të papritur të gruas së tij që e braktisi 18 vite më parë. “Nuk më intereson tani. I kam kthyer shpinën të shkuarës, e tashmë do të jetoj të ardhmen me vajzat e mia”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakMBËRRIN I NXEHTI AFRIKAN, POR TË HËNËN NIS SHIU
Artikulli tjetërJA CILAT JANË 50 SHOQËRITË SPORTIVE MË TË PASURA NË PLANET