E ka quajtur fanatike rivalen e tij demokrate Hilary Clinton kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, me arguemntin se ajo i sheh njerëzit me ngjyrë jo si qenie njerëzore por vetëm si vota.

Trump shtoi se zonja Clinton dhe Partia Demokratike kishte përfituar nga komuniteti afrikano-amerikan. Është përgjigjur menjëherë ish sekretarja e shtetit e cila pretendon kreun e Shtëpisë së Bardhë, duke akuzuar Trump se po nxit urrejtje me deklaratat e tij. Clinton tha se Trump ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e presidentit Barak Obama, teksa nënvizon se kandidati republikan ishte një fanatik i pavlerë , me paragjykime dhe paranoja. Trump i bëri deklaratat e tij gjatë një mitingu elektroral në Misisipi, të cilit iu bashkua dhe lideri në largim i partisë britanike UKIP Nigel Farage Ish-lideri i Partisë UKIP tha se nuk dëshiron që t’i këshillojë votuesit në Shtetet e Bashkuara për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike, por nënvizoi se nëse do të ishte një qytetar amerikan, nuk do të votonte për kandidaten demokrate Hillary Clinton, edhe nëse dikush do t’a paguante për të bërë një gjë të tillë. Kandidati i kritikuar republikan po përpiqet të fitojë mbështetjen e komunitetit me ngyrë pasi vetëm 2 përqind e tyre thonë se do të votojnë për miliarderin nga Nju Jorku. Javën e kaluar, Trump u bëri thirrje të drejtpërdrejtë votuesve me mgjyrë kur përballë një turme thuajse 100 përqind të bardhë tha se afro-amerikanët po jetojnë në varfëri dhe shkollat e tyre nuk janë të mira.

Artikulli paraprakTURQI, SHPËRTHIM NË STACIONIN E POLICISË; 8 VIKTIMA
Artikulli tjetërOPERACION ANTIDROGE NE SPANJE, SHEFI SHQIPTAR