Një konflikt mes kushërinjsh në Dibër ka degjeruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke lënë të plagosur një 18 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”. I plagosuri E.S është konfliktuar më babë e bir P.S 62 vjeç dhe R.S 30 vjeç verbalisht mes tyre, më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. E.S ka qëlluar me automatik, ndërsa babë e bir me pistoletë. Për pasojë ka mbetur i plagosur 18-vjeçari E.S, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe për momentin jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme.

Specialisti i Policisë së zonës sapo ka dëgjuar të shtëna armësh, ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia informon se: “Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi E.S 18 vjeç.Nga veprimet e shpejta të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme i dy shtetasëve babë e bir shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin e mësipërm”.

Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë por janë kapur në kohë rekord nga policia. Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i shtetasit të plagosur, shtetasi T.S 31 vjeç. Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë kallashnikov dhe një pistoletë si dhe 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët. Shtetasi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë. Policia sqaron se shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë një lavatriçe zhavorri në lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakJO MË LETËR PËR MJEKËT, NGA JAVA E ARDHSHME NIS RECETA ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërINSPEKTORIATI I MJEDISIT ZHVILLON ANALIZËN VJETORE