BILANC TRAGJIK, 1 I VDEKUR DHE 3 PERSONA TË PLAGOSUR .Pritë në dy kohë grupit të Emiliano Shullazit. Beteja e përballjeve ndodh në rrugën e Kavajës dhe në Qafë Kashar, brenda një harku kohor prej rreth 30 minutash.

Në rrugën e Kavajës është qëlluar mbi Pajtim Serjani, mikun dhe një ndër njerëzit më të afërt të Shullazit. Serjani është plagosur, por policia në vendin e ngjarjes është përballur me një person të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.Dy të plagosurit janë nisur për në spitalin Ushtarak, ku ka rezultuar se njëri prej tyre është efektiv policie ndërkohë që duke u marrë me zbardhjen e mekanizmit të vrasjes dhe të dy plagosjeve në rrugën e Kavajës, policia është lajmëruar për një breshëri të ndodhur në qafën e Kasharit. Pavarësisht post-blloqeve të panumërta të ngritura, mësohet se personi i palgosur në Qafë-Kashar ka mbërritur në spitalin Ushtarak, ndërsa ka rezultuar të jetë Emiljano Shullazi, emri proverbial, i cili më shumë se për gjithçka tjetër njihet për arrestimet e panumërta, po ashtu edhe për lirimet nga drejtësia.Policia duke tentuar të lidh ngjarjet me njëra-tjetrën, për shkak se i plagosuri i Rrugës së Kavajës dhe Shullazi janë miq, miqësi e njohur prej vitesh, ka tentuar zbulojë shkakun e gjetjes së viktimës, një emër i panjohur për ta në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, viktima mban kartë identiteti me emrin Arjanit Sterjo, i moshës 42 vjeç, por që dyshohet të mos jetë emri i tij i vërtetë.