Në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, astronauti Andreë Feustel ka luajtur me anëtarët e tjerë të ekuipazhit Ricky Arnold, inxhinierin e fluturimit të NASA-s, dhe Alexander Gerst, inxhinierin e fluturimit të Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë luajtur ndeshjen e parë të tenisit në hapësirë, duke dëshmuar se mungesa e gravitetit nuk është një problem serioz.

Në partneritet me US Open, komandanti Andreë Feustel dhe anëtarët e tij të ekuipazhit, Ricky Arnold, inxhinierin e fluturimit të NASA-s, dhe Alexander Gerst,

inxhinierin e fluturimit të Agjencisë Hapësinore Evropiane, morën pjesë në ndeshjen e parë ‘dyshe hapësinore’ që u transmetua në tokë me ndihmën e projeksioneve 3D.

Astronautët përdorën raketa më të vogla për të goditur topin mbi rrjetën në fushën e improvizuar.

Rregullat u ndryshuan pak, për shkak të mungesës së gravitetit, duke lejuar lojtarët për të goditur topa nga dyshemeja, kulmi por edhe nën rrjetë.

Kjo është një ngjarje, përgatitja e të cilës ka filluar qe në dhjetor 2017, me shoqatën e tenisit te Shteteve të Bashkuara.