Luksemburg – Shqipëri, ja formacionet zyrtare të miqësores

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në orën 19:00 një miqësore ndaj Luksemburgut në transfertë, e cila do të shërbejë si test gjeneral në pritje të përballjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë këtë përballje me një kundërshtar modest për të vlerësuar më mirë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion si dhe për të praktikuar disa skema sulmuese të cilat mund të përdoren ndaj Izraelit, ku do të kërkohet fitorja jo vetëm si hakmarrje për humbjen 0-3 në Elbasan në nëntorin që lamë pas, por edhe si shans i fundit për të qëndruar në garë për vendin e tretë në Grupin G. Dy ekipet kanë dalë në nxehje, teksa janë publikuar formacionet zyrtare. Formacionet Luksemburg: Shon, Mahmutoviç, Malget, Bohnert, Filips, Martins Pereira, Thill, Bensi, Rodrigez, Jans, Turpel Trajner: Lyk Holc Shqipëria: Strakosha, Xhimshiti, Kukeli, Mavraj, Hysaj, Kaçe, Abrashi, Memushaj, Lenjani, Roshi, Cikalleshi Trajner: Giani De Biasi

Artikulli paraprakARRESTOHEN 12 PERSONA PAS SULMIT TERRORIST NË LONDËR
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI I SHQIPTARIT NË EKUADOR, NGA NJË TJETËR SHQIPTAR