Luksenburgu fiton me permbysje miqesoren me Shqiperine

E turpshme! Na përmbys Luksemburgu Shqipëria nuk arrin të ndalë serinë e humbjeve as ndaj një ekipi gjysmë-profesionist si Luksemburgu. Kuqezinjtë e De Biasit u mposhtën 2-1 në një takim ku fitorja nuk duhej të vihej aspak në diskutim, pavarsisht se ishte miqësore. Pjesa e parë përfundon në barazim pa gola, ndonse Lenjani dy herë dhe Roshi, shpërdoruan mundësi të shkëlqyera shënimi, ndërsa portieri vendas priti një goditje mjeshtërore të Kaçes. Pjesa e dytë u duk se do të fliste shqip, pasi kuqezinjtë hidhen në sulm dhe gjejnë avantazhin me anë të Roshit. Por, në minutat në vijijm, futbollistët shqiptarë “dorëzohën” ndaj ve4ndasve, të cilët marrin në kontroll lojën dhe arrijnë të shënojnë dy herë, duke përmbysur rezultatin. Në minutat të vijim, sulmet e Shqipërisë janë shumë të vakta, për të sjellë barazimin dhe gjithçka përfundon 2-1 për Luksemburgun. Kështu Shqipëria vazhdon të humbasë rregullisht, që nga ndeshja me Spanjën, në tetor të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakKAPET NJË GOMONE NË TALE TË LEZHËS
Artikulli tjetërKRYQI I KUQ MBLEDH 13 MILIONË EURO GJATË NJË KONCERTI NË MANÇESTER