Teksa në Durrës vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, mësohet se pjesë e kësaj dosje është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.

Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit.

Ndërkohë FNSH ka rrethuar rethuar Sarandën në një operacion për arrestimin e Klement Balilit. Janë ushtruar kontrolle në banesat e familjarëve të tij.

Kontrolle nga policia janë kryer dhe në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.