BANORET TEK ISA BOLETINI VAZHDOJNË TË ANKOHEN PREJ VITESH
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta vëzhgim për të kuptuar se kjo lulishte kur duhej të ishte në shërbim të qytetarëve si një ndër të pakta ambientet e gjelbërta në qytetin e Shkodrës, përveç se nuk ofron kushte si ndriçim, apo kënd lojërash për fëmije, ajo mund të përbëjë një rrezik më të madh për banorët që jetojnë pranë kësaj lulishteje.

Nuk është aspak nevoja të pyesim, pasi banorët prej shumë vitesh ankohen, për disa bunkerë që janë lënë pranë lulishtes të cilët po përdoren për banjo publike, plotësisht të pakontrolluara. Përveç shqetësimit të qytetarëve, lulishtja nuk ka asgjë funksionale, përveç se disa stolave të riparuara aty këtu. Ndërkohë që natën kjo lulishte nuk ka asnjë ndriçim, pasi të gjitha janë të thyera dhe jashtë shërbimit. Po ashtu dhe shatërvani kur duhej të ishte në punë, është plotësisht në gjendje skandaloze. Për hir të së vërtetës, në dëmtimin e këtyre hapësirave të gjelbërta, përvec moskujdesit të pushtetit vendor, mungon dhe ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve të cilët duhet të tregohen më të përgjegjshëm për hapësiart publike që janë në shërbim të tyre.

 

 

 

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/4zzB6kLu2JI?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]