Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në bashkinë e Kamzës teksa zhvilloi takim me banorët e Valiasit dhe prej aty i ftoi ata të marshojnë me 16 shkurt në protestën e opozitës.

Basha duke kujtuar përmbytjet e një viti më parë në këtë zonë, u shpreh se kryeministri Edi Rama mashtroi 700 familje duke mos iu dhënë asnjë cent dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve për fondin e emergjencës.

“Edi Rama i premtoi Bashkisë Kamëz 700 mijë Euro për përballimin e emergjencës. Sërish mashtroi! Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të përmbytura.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në Kamëz. Në turin e takimeve të tij me qytetarë, z. Basha po trajton problematikën e përmbytjeve në vend dhe neglizhencën e qeverisë për mosdëmshpërblim të familjeve.

E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit.

Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmabja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë.

Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qëndrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin. Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma.

Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fodnin 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën.

Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës. tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati tha se pas një investigim është faktuar se shefi i qeverisë bashkë me njerëzit e tij ka fituar 4 mln euro për një ditë.

“Mediat shqiptare dhe ndërkombëtare kanë zbuluar një aferë të Edi Ramës. Në një ditë kanë shitur energjinë e KESH është 4 milionë euro. Sipas investigimit slloven rezulton se ai me njerëzit e tij ka fituar 4 mln euro me ujin e KESH. Uji kthehet në mallkim për njerëzit e thjesht dhe pasuri për Edi Ramën.

Kjo nuk është qeverisje, por hajdutëri me ligj. Opozita dhe PD Kemi qenë në ballë të këtyre betejave dhe kemi patur mbështetjen e qytetarëve. Ne kemi zgjidhje për të hapur vende pune dhe paga të konsiderueshme.

Këto zgjidhje nuk marrin fund pa zgjidhur një problem tjetër, prandaj sot kemi ardhur t’iu kërkojmë ndihmë. Zgjidhja është në duart tuaja, në mendjen tuaj, të vini me 16 shkurt dhe të marshojmë në Tiranë . Mjetet e tjera janë shqetësuar, le të jetë 16 shkurti një bashkim popullor.

Nuk kemi pse ta kërkojmë fatin dhe të drejtën tek një njeri, që ka vetëm një sjellje: Grabitjen, vjedhjen dhe nëpërkëmbjen. Fjalën nuk do ta kem unë, por ju do ta keni fjalën dhe kam besim se do dinin ta thoni shumë mirë atë me 16 shkurt”, shtoi Basha.

Artikulli paraprakGRUAJA VDES DUKE MBAJTUR KARROCËN ME FËMIJËN E SAJ, SHKALLËVE NË METRO NË NJU JORK
Artikulli tjetër‘ESCOBARI I BALLKANIT’/ KRIMET E RËNDA CAKTOJNË TRUPËN E GJYQTARËVE PËR KELMENT BALILIN