MASAKRA MJEDISORE VIJON PREJ KOHËSH ATY, ASKUSH NUK MERR MASA .Mbeturinat vijojnë të mbysin lumin Drin. Në një vezhgim të bërë pak metra poshtë Urës së Bahçallekut një shesh me një gjerësi të madhe është plot e përplot me papastërti.

Ajo pjesë gati gati të ngjan me një vend depozitimi të mbeturinave. Edhe pse pushteti vendor ka ndërmarrë aksione të herpashershme për pastrimin e qytetit, ajo zonë në lumin Drin duket se nuk ka rënë në syrin e askujt. Nga lart kur kalon rruges mbeturinat nuk dallohen por mjafton një gjiro e shkurtër në këmbë dhe menjëherë të del para grumbulli i madh i papastërtive që depozitohen çdo ditë e më shumë. Përveç imazhit aspak të mirë, erës që kundërmon apo edhe ndonjë epidemie të mundshme, një dëm i madh i shkaktohet edhe lumit Drin. Të gjitha ato mbeturina janë të predispozuara që të përfundojnë ne ujërat e lumit i cili është i rrjedhshëm dhe si i tille i merr me vete papastërtitë. Në periudhat e përmbytjeve një prej ndikuesve ne përkeqësimin e situatës padyshim që ishin edhe mbeturinat buzë lumenjve Drin, Bunë e Kir apo edhe në liqenin e Shkodrës. Kjo katrahurë natyrisht që shkaktohet nga persona të papërgjshëm të cilët hedhin fare në afërsi të lumit mbeturinat. Duke parë heshtjen institucionale, kjo masakër vijon e rritet gjithnjë e më tepër. Mbeturinat, pjesa më e madhe e tyre përfundojnë në derdhje të Bunës, në kufirin ujor me shtetit fqinj të Malit të Zi. Instancat që kanë për detyrë ta pastrojnë atë vend duke parë gjëndjen në të cilën ndodhet ajo pjesë nuk marrin përsipër që të bëjnë punën e tyre për ta pastruar. Brigjet e lumenjve dhe liqenit në Shkodër vazhdojnë që të dëmtohen pa kriter duke shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore. Në të njëjtën kohë nuk dihet se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë e tillë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/M-P9_4B-8NA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]