Me gjithë prurjet e shumta lumi Kir nuk ka pësuar rritje të ndjeshme.Në fshatin Bleran historikisht jemi mësuar që të shohim situata të tilla për për shkak të vërshimit dhe daljes nga shtrati të lumit Kir por deri tani fatmirësisht situata është e mirë.

Në një vëzhgim në Urën e Bardhajve niveli nuk është shumë i lartë, megjithatë kërcënimi për dhjetëra familje është evident.

Në fshatin Bleran e njësisë administrative Rrethina disa banesa janë të kërcënuara pasi në disa vende mungon argjinatura për shkak se në të është kryer një investim i pjesshëm.

Nga banorët është kërkuar disa herë që të bëhet një investim i mirëstudiuar në shtratin e lumit sepse firmat e ndryshme të inerteve e kanë devijuar shtratin e Kirit që po gërryen çdo gjë në këtë zonë.

Situata ka ardhur duke u vështirësuar vitet e fundit për banorët e Bardhajve pasi shirat e rrëmbyeshëm në zonën e Dukagjinit fryjnë ndjeshëm lumin Kir i cili ka disa vite që po gërryen tokat ndërsa po kërcënon seriozisht shtëpitë

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE