Finalizohet me sukses operacioni “LUNDRIMI FUNDIT” Arrestohen në flagrancë 2 shtetas Sekuestrohen 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Më datë 05.06.2017 si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u finaluzua me sukses operacioni “Lundrimi i fundit”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 Pjetër Marashi, 40 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër

A. M, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit me një varkë me motorr, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoj 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim’’ Neni 283 /25 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGRABISIN 850 EURO DHE DHUNOJNË TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërITALI, SHKATËRROHET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS, 37 SHQIPTARË NË HETIM