Lushnja i kërkon zyrtarisht qeverisë shpalljen e 21 Janarit, ditës së Kongresit si festë Kombëtare. Propozimi mbështetet nga 11 mijë qytetarë,

ndërsa si rrallë herë vitet e fundit ka bërë bashkë të gjithë politikën lokale atje.Kërkesa e hershme e myzeqarëve është zyrtarizuar!

Bazuar në 11 mijë firmave të qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i kërkon qeverisë që 21 Janari, dita e nisjes së Kongresit Kombëtar të vitit 1920 të jetë Festë Kombëtare!

Në një seancë të jashtëzakonshme, 41 anëtarët e këtij këshilli bashkuan votat dhe një zëri votuan që propozimi të bëhet realitet në vitin e 100- vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Lushnjes.

Fatos Tushe, Kryetar Bashkia Lushnje: Në 21 janar 1920 mbushen 100 vjet nga ky kongres, por edhe nga parlamentarizimi shqiptar.

Jakup Beqiri, Kreu i Këshilltarëve,PD: Marrim ndoshta vendimin më të rëndësishëm për të vlerësuar vetëveten.

Lindira Buxhelu, Kreu Këshilltarëve, PS: Sot për herë të parë votojmë pa ngjyra. Votojmë nën himnin e flamurit kuq e zi.

Kërkesa tashmë do ti drejtohet qeverisë, ndërsa Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e mori atë direkt në 99 vjetorin e Kongresit.

Kongresi Kombëtar i Lushnnjes konsolidoi me një akt kushtetues pavarësinë e vitit 1912 dhe themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Në 10 ditë punime u hodhën bazat e shtetit modern duke caktuar Tiranën kryeqytet, Kryeministrin dhe Qeverinë e tij për t’i dalë zot vendit në ditë të vështira.

Artikulli paraprakMË 19 MARS HAPET GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET ESKORTA E KRYEMINISTRIT RAMA, NUK KA TË LËNDUAR