Një 65-vjeçar, ka vdekur aksidentalisht në Tiranë. Ai ishte duke lyer shkallët e pallatit, kur ka rënë në tokë. Me gjithë përpjekjet për ndihmë mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital
Komisariati i Policisë nr. 3, Tiranë

Më datë 04.07.2018, në rrugën “Hysni Gërbolli”, shtetasi I. B., vjeç 65, banues në Tiranë, duke lyer shkallët e pallatit, aksidentalisht është rrëzuar në tokë,

duke u dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.