Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi edhe në Malësinë e Madhe duke zhvilluar një takim me fermerët e bimëve medicinale atje.

Fermerët i treguan kreut të opozitës se si po humbasin interesin për të punuar për shkak të çmimeve të ulëta nga vit në vit të prodhimeve të tyre.

Kreu i PD Basha deklaroi se paratë e subvencioneve qeveria i ka vjedhur përmes konçensioneve të dhëna ndërsa premtoi një zgjidhje konkrete për ringritjen e bujqësisë.

Kryetari i PD Lulzim Basha një ditë më parë zhvilloi disa takime duke nisur me biznesin e vogël, studentët, fasonerinë dhe për ta mbyllur me fermerët në Malësinë e Madhe.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHA PREMTON ULJE TAKSASH PËR BIZNESIN
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR FITON ÇMIMIN E TRANSPARENCËS