Nje punonjes policie është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike.Me shkresen e dates 19.08.2016,

Komisariati i Policise Malesi e Madhe ka përcjellë në Bashkine e këtij rrethi 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Diten në fjale, sipas procesverbalit përkates të kqyrjes, në Komisariatin e Policise ka qenë në detyrë si patrulle oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne Zyrat e GJendjes Civile Malësi e Madhe rezulton se praktikat me shkresen e dates 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj.

Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkrese si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj

jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara. Hetimi u bë nga Prokuroria e Shkodrës

 

 

Artikulli paraprakVITI AKADEMIK, PD SHKODËR NË DEKLARATË PËR SHTYP
Artikulli tjetërNISJA E UNIVERSITETIT, PD AKUZA QEVERISË